EIT-BEST është një projekt bashkëpunimi evropian i dizenjuar për të forcuar dhe profesionalizuar rrjetin e Pikave Kombëtare të Kontaktit (NCP) të Institutit Evropian të Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT) në të gjithë Evropën.
Projekti i përgjigjet sfidave ekzistuese si fragmentimi i shërbimeve mbështetëse, dukshmëria jo e barabartë e mundësive të EIT dhe KIC-ve, si dhe nivelet e ndryshme të pjekurisë së sistemeve kombëtare NCP. EIT-BEST synon të krijojë një kuadër mbështetës koherent, të harmonizuar dhe me cilësi të lartë për palët e interesuara në programet e EIT.
Objektivat Kryesore të Projektit
EIT-BEST fokusohet në pesë objektiva strategjikë:
Përmirësimi dhe profesionalizimi i shërbimeve të EIT NCP-ve në të gjithë Evropën.
Forcimi i bashkëpunimit transnacional mes EIT NCP-ve.
Përmirësimi i bashkëpunimit të strukturuar mes EIT NCP-ve, KIC-ve dhe Komunitetit EIT.
Rritja e pjesëmarrjes dhe shkalla e suksesit në thirrjet e EIT dhe KIC-ve, veçanërisht për vendet e reja dhe vendet widening.
Ndërtimi i sinergjive mes EIT dhe programeve të tjera të BE-së, kombëtare dhe rajonale.
Metodologjia dhe Aktivitetet
Projekti zbatohet përmes një metodologjie të strukturuar dhe të orientuar drejt ndikimit, e organizuar në gjashtë Paketa Pune që mbulojnë komunikimin dhe outreach-in, ndërtimin e kapaciteteve, bashkëpunimin me KIC-et, mbështetjen për aplikantët, sinergjitë me programe të tjera dhe menaxhimin e përgjithshëm të projektit.
Aktivitetet kryesore përfshijnë:
Trajnime, mentorim dhe veprime për ndërtimin e kapaciteteve për EIT NCP-të.
Zhvillimi i mjeteve të përbashkëta, materiale udhëzuese dhe praktika më të mira.
Mekanizma të përmirësuar bashkëpunimi me zyrat e KIC-ve.
Analiza e modeleve të pjesëmarrjes dhe identifikimi i pengesave.
Shkëmbimi i njohurive dhe rrjetëzimi në nivel evropian.
Konsorciumi
EIT-BEST bashkon 24 organizata partnere nga 22 vende evropiane dhe koordinohet nga FORTH | PRAXI Network. Konsorciumi përfshin organizata kombëtare EIT NCP me ekspertizë të fortë në mbështetjen e inovacionit, sipërmarrjes dhe programeve të financimit të BE-së.
Roli i InSET (Partneri Shqiptar)
InSET – Instituti për Zhvillim të Qëndrueshëm, Mjedis dhe Turizëm, merr pjesë në EIT-BEST si partner projekti, duke kontribuar në zbatimin e projektit, aktivitetet e shpërndarjes dhe forcimin e shërbimeve mbështetëse të EIT. Përmes këtij angazhimi, InSET forcon rolin e tij si partner aktiv evropian, duke mbështetur inovacionin, sipërmarrjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Impacti
EIT-BEST kontribuon në një ekosistem EIT më të dukshëm, inkluziv dhe efektiv duke rritur standardet e shërbimeve NCP, reduktuar boshllëqet e pjesëmarrjes dhe mbështetur një gamë më të gjerë palësh të interesuara në aksesimin e mundësive të EIT dhe KIC-ve.
Instituti për Zhvillim të Qëndrueshëm, Mjedis dhe Turizëm (InSET) Adresa: "Him Kolli" 46/19, Tiranë, Shqipëri Faqja: www.inset.al Email: info@inset.al | Mobile: +355 69 220 6923



