Misioni Ynë

"Të ofrojmë studime të pavarura, kërkime dhe të ndërmerim veprime për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri dhe rajon. Përmes veprimeve, kërkimeve dhe studimeve të saj, InSET synon të informojë dhe të ndikojë në procesin e hartimit të politikave dhe zbatimit si dhe në aktorët privatë që operojnë në të gjitha sektorët e ekonomisë."

Shërbimet Tona


...
Një qasje e gjerë në qëndrueshmëri

InSET ofron njohuri mbi modelet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe kapacitetin për t’i zbatuar ato në praktikë. InSET promovon dialogun social, bashkëpunimin dhe koordinimin midis grupeve të ndryshme shoqërore


...
Plotëson nevojat për arsim dhe trajnime

InSET ka kapacitetin për të ndërtuar një lidhje funksionale midis nevojave për arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm në ekonomi dhe turizëm në veçanti. InSET mbështet sektorin privat dhe sipërmarrjen në turizëm, marketing, artizanat, bujqësi, ushqime dhe produkte organike, biznese miqësore ndaj mjedisit, biznese ekologjike dhe ekonomi të gjelbër.


...
Rrjetëzimi në nivele të ndryshme

Partnerët do të gjejnë një fokus në ndërtimin e një rrjeti komunikimi dhe bashkëpunimi në nivel lokal dhe rajonal, si dhe mundësi për bashkëpunim dhe koordinim me përpjekjet e palëve kyçe; InSET ka krijuar rrjetin e tij ndërkombëtar me institucione të njohura, shoqata dhe individë në fusha relevante nga Ballkani, Evropa dhe SHBA. Ky rrjet bashkëpunimi ka mbi 15 vjet dhe sjell përvojën e anëtarëve themelues të InSET. InSET mbështetet nga një Bord Këshillues Ndërkombëtar Shkencor dhe Profesional, me të cilin konsulton, diskuton dhe ndërvepron. Bordi Ndërkombëtar përbëhet nga profesionistë të huaj në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, Industrisë së Turizmit, drejtues të Institutet Ndërkombëtare dhe akademikë.


...
Ekselencë në kërkim

InSET ofron kërkime të lartë cilësie. InSET ofron studime, raporte kërkimore dhe ekspertizë në fusha të rëndësishme të ekonomisë, si financat dhe pronat e patundshme.


Forma Kontaktit

Dergo Emailin. Të gjitha fushat me yll(*) janë të detyrueshme.