activities-img

InSET, si partner i Shqipërisë në Projektin Erasmus+ RecyclArt

InSET, si partner i Shqipërisë në Projektin Erasmus+ RecyclArt – riciklim kreativ i projektuar për të mbrojtur mjedisin, organizoi në Tiranë Eventin Shumëfishues Promovues të Prodhimeve RecyclArt.

InSET, Instituti për Zhvillim të Qëndrueshëm, Mjedis dhe Turizëm, një institut kërkimor i krijuar në fushën e sipërmarrjes, zhvillimit të qëndrueshëm, inovacionit, turizmit, mjedisit, organizoi eventin promovues për shpërndarjen e rezultateve të projektit REcyclArt te grupet e interesit.

RecyclArt është një Projekt Erasmus+ në arsimin e të rriturve mbi riciklimin, ekonominë rrethore dhe metodat krijuese inovative. InSET prezantoi projektin dhe platformën e projektit për përdoruesit dhe përfitimet e rrjetëzimit me palët e interesuara në lidhje me punësimin dhe mundësitë e start-up-eve.

Gjatë eventit, pjesëmarrësit u informuan për projektin dhe rezultatet e tij dhe ndërvepruan me platformën e krijuar për të rritur mundësitë e mësimit, certifikimit dhe përdorimit të mëtejshëm të aktiviteteve të riciklimit si një mundësi për punësim dhe sipërmarrje.

Palët e interesit ose grupet e interesit jo vetëm që morën pjesë në shpërndarjen e gjetjeve, por edhe në gjetjen e mundësive të ardhshme drejt ekonomisë rrethore. Kështu, grupi i parë (institucionet publike) përbëhej nga përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Bujqësisë, Bashkive të Tiranës dhe Vlorës, etj., të cilët diskutuan mbështetjen e institucioneve publike, si dhe nevojën për projekte dhe angazhimin e shoqërisë civile për promovimin e sipërmarrjes në fushën e ekonomisë rrethore.

Grupi i dytë në këtë event përfundimtar përbëhej nga individë të trajnuar, kërkues pune dhe të rinj që morën pjesë në punëtorinë e organizuar gjatë fazës së dytë të projektit, të cilët diskutuan përfitimet e punëtorisë mbi riciklimin dhe lidhjen me metodat krijuese dhe artistike.

Grupi i tretë përbëhej nga përfaqësues të shoqërisë civile që u bënë pjesë aktive e këtij aktiviteti promovues lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë rrethore, mjedisin dhe riciklimin.

Grupi i katërt përbëhej nga Ekspertë dhe Riciklues të cilët, përveçse konsideruan gjetjet dhe veçanërisht përdorimin e platformës në të ardhmen në mënyrë efikase, gjithashtu diskutuan rrjetëzimin dhe mundësitë e mëtejshme për bashkëpunim drejt prioriteteve të rëna dakord me pjesëmarrësit për të rritur ndikimin në një ekonomi rrethore dhe të qëndrueshme.