activities-img

Partneri i UNWTO për vitin e Turizmit të Qëndrueshëm Konferenca e Parë, Ndërtimi i Partneriteteve Publike-Private për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm

Konferenca e organizuar nën promovimin e UNWTO gjatë vitit të Turizmit të Qëndrueshëm, mblodhi përfaqësues nga një gamë të gjerë aktorësh publikë dhe privatë për të diskutuar mundësitë dhe sfidat në lidhje me turizmin e qëndrueshëm, në Shqipëri dhe rajon.
 

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Turizmin Botëror (UNWTO) e çertifikoi InSET, si një Organizatë të Shoqërisë Civile (CSO) që operon në nivel kombëtar dhe rajonal, me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm. InSET propozi organizimin e Konferencës së Parë për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Shqipëri, më 24 nëntor 2017, për Vitin Ndërkombëtar të Turizmit të Qëndrueshëm. 

 

Konferenca mblodhi aktorë të ndryshëm në sektorin e turizmit në Shqipëri, veçanërisht për qëllimin e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm: vendimmarrës, universitete, operatorë turistikë, biznese private në turizëm dhe OJQ ndërkombëtare.

 

Qëllimi i konferencës ishte të mbështesë nevojën emergjente për të nisur një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë ndërmjet aktorëve publikë dhe privatë në Shqipëri, duke u rreshtuar me objektivat e institucioneve ndërkombëtare për arritjen e qëndrueshmërisë në ekonominë globale.
Pjesëmarrësit prezantuan mundësitë dhe praktikat më të mira të Jugut të Shqipërisë në zbatimin e turizmit të qëndrueshëm, si praktikat më të mira në vend dhe më gjerë, në rajonin e Ballkanit, për arritjen e SDG-ve.

Si partner kryesor dhe organizator i konferencës, InSET bashkëpunoi me Ministrinë e Turizmit dhe Agjencinë për Zhvillim Rajonal (RDA 4), një institucion publik shqiptar, i krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 961/02/12/2015, në kuadër të politikave të reja qeveritare shqiptare për zhvillimin rajonal.

 

Qëllimet e përbashkëta mes InSET dhe RDA 4, në kuadër të IY ST4D janë:

  • Krijimi dhe vendosja e modeleve të partneriteteve publike-private për interesa të përbashkëta zhvillimi.
  • Inkurajimi i një patterni më të gjerë të bashkëpunimit dhe promovimi i partneriteteve rajonale dhe ndërrajonale.

Organizimi i konferencës ishte i mundur falë partneritetit të ngritur me institucionet e mëposhtme:

  • Bashkia e Vlorës
  • Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
  • Përfaqësuesit e Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Vlorë dhe Tiranë
  • Bashkia e Himarës
  • Bashkia e Gjirokastrës
  • Universiteti i Vlorës

Organizimi krijoi një bazë të fortë për edicionet e ardhshme të konferencës në kuadër të arritjes së SDG-ve, duke u përpjekur vazhdimisht të:

  • Bashkojë aktorët e ndryshëm në sektorin e turizmit në rajonin jugor të Shqipërisë, veçanërisht për qëllimin e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.
  • Rritë ndërgjegjësimin mes të gjithë aktorëve se turizmi i qëndrueshëm, i aksesueshëm dhe i përgjegjshëm realizohet duke punuar së bashku, dhe se ky model turizmi është një mënyrë për të arritur zhvillimin.
  • Inkurajojë diskutime profesionale mbi turizmin e qëndrueshëm (forma alternative dhe / ose masive, trashëgimia dhe turizmi i qëndrueshëm).
  • Rritë njohuritë mbi SDG-të në sektorin privat, pasi ka një mungesë të dukshme njohurish në këtë sektor, i cili do të promovojë praktikat dhe shërbimet e qëndrueshme në sipërmarrjet turistike në rajon.
  • Rritë ndërgjegjësimin e komuniteteve mbi potencialin dhe mënyrën e punës së tyre, duke nisur kështu një rrugë të re zhvillimi në turizëm: duke ruajtur kontaktet me aftësitë e duhura përmes turizmit të qëndrueshëm.